J Balvin ka performuar mbrëmë në Kosovë në “Sunny Hill Festival”. Përpos performancës spektakolare, momenti që emocionoi publikun ishte kur këngëtari latin me famë botërore ngriti flamurin e Kosovës në mes të skenës.
Balvin ia mori flamurin një personi nga publiku dhe tha “Çkemi Kosova”.Publiku nisi të brohoriste veprimin e këngëtarit e më pas shijuan performancën e artistit./Botapress.info/