Në prani të familjarëve të ngushtë, miqve e bashkëvendasve të tij, dhe me ceremoni fetare, sot në fshatin Kijevë të Malishevës iu dha lamtumira e fundit Burim Bacaliut, 45 vjeç, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Vjenë të Austrisë derisa po kthehej nga puna.
I ndjeri pësoi gjakderdhje të brendshme dhe si pasojë edhe infrakt në zemër gjatë kohës sa po drejtonte makinën e tij në një nga autoudhët e Vjenës. Ai arriti të ndalonte veturën dhe të skajonte skaj rrugës duke mos shkaktuar aksident ndaj pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Pas gati 2 javë të obduksionit të kufomës, ai mbrëmë u soll në vendlindje në Kijeve ndërka sot rreth orës 2 të pasdites u përcoll në banesën e fundit në varrezat e fshatit Kijevë.
I ndjeri Burim Bacali la bashkëshorten dhe dy fëmijë, djalin 17 vjeç e vajzën 12 vjeçe.
Ai u varros në varrezat e fshatit Kijevë pranë prindërve të tij të cilët kanë ndërruar jetë vite më parë.
U prehtë në parajsë shpirti i të riut Burim Bacaliu.