Ish boksieri Rasim Shabani, ka bërë transplatin e veshkës në njërën nga spitalet e Clermont në Francë. Ai është i lumtur që gjithçka shkoi mirë gjatë të hënës (pardje) dhe po e merr veten.
Shabani iu është falënderues edhe mjekëve.
“Gjendja ime është e mirë. Prej intensives kam kaluar në nefrologji.
Analizat e para janë të shkëlqyeshme”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Shabani ka qenë prej boksierëve më të mirë në Kosovë. Ai ka ka qenë reprezentues prej vitit 2000 deri 2010./Botapress.info./