Ish-kryesuesi i Autoritetit të Konkurrencës: Në gusht do të rriten çmimet e naftës

Ish-kryesuesi i Autoritetit të Konkurrencës Valon Prestreshi, përmes një statusi në facebook ka paralajmëruar se në gusht pritet të këtë rritje të çmimit të naftës duke bërë që Qeveria të heqë dorë nga caktimi i çmimeve.

LEXO EDHE KETE

Doktori që e mjekoi Enver Zymberin: Tetë herë e lëshoi zemra

Ai tha se duke qënë se është veti sipas tij e shqiptareve që të bëjnë një spekulim prandaj edhe ai po e bën një të tillë.

Sipas Prestreshi çmimet do të rriten në gusht dhe kjo do të bëj që Qeveria të heq dorë nga caktimi i çmimit “tavan” për t’i mos i mbetur faji.

“Muajin Gusht priten të rriten cmimet e naftës, e që mos me i mbet faji qeverisë se kinse kjo po i rritë, ka hequr dorë nga fiksimi i çmimeve, e në rast se rriten, u’a len fajin ndërmarrjeve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk jam shumë përkrahës i spekulimeve, meqë është si lloj vetije e Shqiptarêve po e bëjë një spekulim.

Ministria e tregtisë nga sot ka heq dorë për mos me i fiksu çmimet!

Këtë nuk po e bënë sepse ka filluar ta kuptoi që po e shkel kushtetutën në ”cullë të barkut” por po e bënë

Sepse

Muajin Gusht priten të rriten cmimet e naftës, e që mos me i mbet faji qeverisë se kinse kjo po i rritë, ka hequr dorë nga fiksimi i çmimeve, e në rast se rriten, u’a len fajin ndërmarrjeve.

Hahaa, kopila jeni!/Botapress.info/

ngjashme