• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ish-fotoreporteri i New York Times, flet për fotografinë më të dhimbshme të luftës që e shkrepi në Kosovë

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

 

 

23 anëtarë të familjes Deliu nga Abria e Drenasit u vranë e u masakruan nga forcat serbe 25- vjet më parë.

E në mesin e tyre, ishte edhe Donjeta Deliu, vetëm 7 vjeçare.

Ajo kishte mbetur e shtrirë në vendin e njohur si “Zabeli i Rrajve”.

Ky moment u kap në fotografi, nga ish-fotoreporteri i New York Times, Wade Goddard.

E pak minuta pasi e shkrepi këtë fotografi, Wade Goddard, thotë se për një kohë u ul në heshtje.

“Gjatë qëndrimit aty i bëra disa fotografi dhe në një prej tyre shihet një vajzë e vogël që qëndron e shtrirë teksa pret që edhe trupi i motrës saj të vogël të vendoset në bartësen e drurit afër saj para se t’i largonin nga aty. Isha i tmerruar nga brutaliteti dhe të tregohem i sinqertë, më nuk mund të bëja fotografi. Kam parë shumë të vrarë më parë, por këtë herë isha i trishtuar. U ula në heshtje dhe ishte e vështira ta merrja kamerën dhe të bëja prapë fotografi. Kjo ishte dita më e rëndë për mua gjatë qëndrimit në Kosovë”, shprehet ai për Tëvë1.

Goddard, si fotoreporter mori pjesë edhe në luftën e Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Por, kjo ditë në Kosovë, thotë se ishte një nga ditët më të rënda në jetën e tij.

“Kur arritëm në vendngjarje pamë disa njerëz teksa bartnin kufomat nga fusha pranë fshatit. Ata formuan bartës prej druri që t’i bartnin kufomat. Ne ecëm përgjatë pyllit dhe pamë një tendë ku kishin qëndruar të vrarët. Një foshnje ishte qëlluar në kokë. Ishte një moment i tmerrshëm t’i shihje fëmijët e vogël që ishin përpjekur të largohesh përmes pyllit, teksa ishin përndjekur nga njerëz të armatosur që qëllonin mbi ta”, tha Goddard.

Wade Goddard, qëndroi në Kosovë deri pas përfundimit të luftës.

Ndërsa në fillimet e saj, thotë se e takoi, edhe vet komandantin legjendar, Adem Jasharin.

“Unë erdha në Kosovë në shkurtin e vitit 1998 dhe në terrenin e parë në Kosovë si gazetar e takova Adem Jasharin, pastaj pas disa muajve e takova përsëri, por tani nën një strehë dhe i qëlluar me shumë plumba, së bashku me familjen e tij të gjerë”, shprehet fotografi i i New York Times

Në këtë masakër, u vra edhe motra e Donjetës, Gentijana, vetëm 8 vjecare.

Ndërsa në mesin e të vrarëve, është edhe foshnja 6 javëshe, Diturie Deliu.

Tags: fotografiLufta

Të ngjashme

Kosovë

Babai i Naim Murselit tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt vrasjen

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023
Kosovë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023
Kosovë

Fëmijët s’e dinë që nëna ju ka vdekur, konfirmon babai i Naim Murselit

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023
Kosovë

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

nga Bota Press
4 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Del një detaj i rëndësishëm – “Në ditën e varrimit Naimi nuk ja fali xhenazen Liridonës”
  • Si u kapen vrasësit e Liridonës? Ish-kryehetuesi jep detaje nga hetimet
  • Babai i Naim Murselit tregon momentin kur e mori vesh se djali i tij e organizoi krejt vrasjen
  • Vëllau i Liridonës: Sot ajo prehet aty ku e ka vendin
  • Berisha: Nuk ishte plani i vetëm, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.