Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të IKSHPK-së mbi rastet e reja në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19
Për këto 24 orë janë shëruar edhe 10 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 343.
Njoftimi i plotë:
27 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 343.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!.