Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur shumicën e parimeve mbi të cilat është identifikuar duke përmendur edhe raste specifike ku Vetëvendosja është tërhequr, shkruan Gazeta Botapress.
“Lëvizja Vetëvendosje në opozitë dhe në qeverisje dallojnë shumë, të gjitha parimet mbi të cilat e ka ndërtuar profilin e saj politik, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka më, shumicën e tyre mbi të cilat është identifikuar si parti politike, duke filluar nga bashkimi kombëtar, deri tek negociatat dhe formimi i koalicioneve tani”, ka thënë Ibrahimi në Rubikon.
Tutje, Ibrahimi ka thënë se Vetëvendosja po e kupton se qeverisja nuk njeh politika të majta apo të djathta.
“Është duke e mbajtur një diskurs për bazën e fortë të partisë, simpatizantë e flaktë të cilët jo domosdoshmërish e pranojnë këtë aq lehtë, siç e ka pranuar lidershipi i partisë, dhe mundohet që të flasë me dy palët, Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje e ka parë që nuk është gjithçka që mund të thuhet në një debat politike, qeverisja kërkon më tepër realizëm e më pak idealizëm. Dhe këtë po e shohim me veprimet të cilat po i merr. Kemi pasur debate se a është duke qeverisur si parti e majtë apo si e djathtë. Do të thotë që ka vendime të cilat mund të jenë të djathta apo të majta, nuk është se ka një prerje të qartë në qëndrimet që ka pasur duke e ndërtuar profilin e vet politik”. /Botapress.info./