I fundit: Konsullata gjermane goditet me raketa në Kiev

Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme gjermane, citon agjencia e lajmeve Reuters.

Nuk është e qartë nëse dikush u vra apo u plagos në sulm.Prej mëngjesit të sotëm kryeqyteti ukrainas ka qenë pre e sulmeve raketore nga Rusia.

LEXO EDHE KETE

Sulmet e fundit ruse në Ukrainë kanë prekur hapësirën ajrore të Moldavisë

Sipas shërbimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për 12 viktima dhe 24 të plagosur./Botapress.info/

ngjashme