Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shënjestër Ukrainën kaluan përmes hapësirës së saj ajrore, shkruan Associated Press, transmeton Botapress.info
Kjo shtyu Moldavinë që të thërrasë në bisedë të dërguarin rus, për t’i kërkuar shpjegime. “Tri raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm, u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi. Ato kaluan përmes hapësirës ajrore të Moldavisë”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu.
“E kam udhëzuar ambasadorin rus që të vijë në takim për të ofruar shpjegim”. Popescu shprehu zemërim për shumë sulme të kryera mëngjesin e së hënës në qytetet ukrainase, pasi Moska fajësoi Ukrainën se ka kryer shpërthime në urën që lidh Krimenë me Rusinë.
“I tmerruar nga sulmet e shumta me raketa në qytetet në mbarë Ukrainën, përfshirë në kryeqytet, Kiev, duke shënjestruar caqet civile. Rusia duhet të ndalë vrasjet”, tha ai./Botapress.info/