“Humbje e madhe për biznesin”-Miliarderi ndërron jetë parakohe në aksidentin tragjik

Miliarderi indian Cyrus Mistry ka humbur jetën në një aksident tragjik teksa po udhëtonte për në në Mumbai.Viktimë e aksidentit rrugor mbeti edhe një person tjetër, si edhe u plagosën dy të tjerë.

Kryeministri i Indisië e konsideroi vdekjen e ish-kryetarit të Tata, konglomeratit më të madh të vendit, si një “humbje të madhe” për botën e biznesit.

54 vjeçari Mistry u hoq nga posti si kryetar i Tata në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij. Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, njeriu që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.

Ajo çfarë ndodhi në sallën e këshillit u mbulua me mister dhe shkaktoi një betejë të gjatë ligjore, në të cilën gjykata e lartë e Indisë përfundimisht vendosi në favor të Tatës.Kompania operon në më shumë se 100 vende, duke ofruar shumë produkte përfshirë kripën, çelikun dhe software. Firma kishte të ardhura prej 130 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Biznesmeni dhe shoqëruesit e tij po udhëtonin me një makinë Mercedes nëpër rrethin Palghar të Maharashtra kur ndodhi aksidenti pasditen e së dielës, informoi policia.

Automjeti mësohet se është përplasur me një barrierë rrugore, ndërsa kalonte një urë mbi një lumë. Mistry ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Në një postim në Twitter, Modi e konsideroi Mistry një “udhëheqës biznesi që besonte në aftësitë ekonomike të Indisë”. Zëvendëskryeministri i shtetit Maharashtra ka kërkuar një hetim policor./Botapress.info/

ngjashme