Humbën jetën në lule të rinisë, publikohen fotote dy nga 4 viktimat e aksidentit, ishin fejuar së fundmi…

Nga aksidenti tragjik humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

LEXO EDHE KETE

Ushtria ukrainase: Po zhvillohen beteja të ashpra, i kemi zënë disa pilotë armiq

Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë u shpreh për ABC se aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

Shkumbin Brati (20 vjeç)

Almenia Karaj (16 vjeç)

Advertisements

Ndërkohë, Almenia K., raportohet se ishte partnerja e tij dhe të dy ishin fejuar së fundmi.

Dëshmitari :

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.” ka thënë dëshmitari.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Disa nga postimet prekëse të miqve për të riun që humbi jetën:

-OOOO BIM NUK PO E BESOJ

Buzqeshja jote gjithmone do t’na mungoje

Qofsh banore i xhenetit Shkumbin Sadiki Brati

Allahu u dhasht force familjes

-Ah bre vlla o zot pse ike

Nk e besoj o zott se besoj

Gjithmon mthoje vllaj jem binjak

Pse ike vlla pseee breee pseee

Ike ne moshen e rinis bashk me shpirtin tan binjka

Ishit si dy engjuj e engjuj u bat vertet

O zott o zott smunem me besu kurr kurr kurr…..

Gjithmon do jesh ne zemrat tona vllaj jem

-Na trondite me ikjen tënde të hershme Shkumbin..Shpirti ytë i bardhë u prehtë në parajsë..Familjes tënde Zoti ju dhashtë gajretin.. Shkumbini ishte djali i rapsodit te madh Hasjan Perparim Brati.

ngjashme