• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hoxha mes lotësh: Vëllain e përcolla për në Gjermani, u kthye i vdekur

nga Bota Press
28 Korrik, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Këtë pasdite i është dhënë lamtumira e fundit Ahmet Hoxhës nga Randobrava në Prizren, njërit nga viktimat e aksidentit të së dielës në Kroaci.

55-vjeçari që për 10 vite po jetonte në Gjermani po vinte në Kosovë vetëm 10 ditë pas vizitës së fundit këtu, për të marrë pjesë në një gazmend familjar, por që gjeti vdekjen në aksidentin tragjik ku humbën jetën 10 mërgimtarë.

Sot kur iu dha lamtumira e fundit, vëllai i të ndjerit, i cili po martonte vajzën, Rafet Hoxha thotë se as që e kishin ditur që Ahmeti po vinte në Kosovë. Mes lotësh Hoxha thotë se nuk i besohet që vetëm 10 ditë pasi e përcolli, i vëllai u kthye në Kosovë, por në arkivol.

“Unë nuk jam kanë i informuar që vëllai po vjen prej Gjermanisë, pasi ka ndodhur aksidenti më ka tregu djali i vëllait që po vjen ai, kishim shpresë që nuk është aty, por qe[…]Vëllain e kam përcjell për Gjermani para 10 ditëve, u kthye në kufomë”, thotë ai.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit 55-vjeçarit nga Prizreni kishin dal familjarë, të afërm e qytetarë të shumtë. Djali i hallës së të ndjerit, Sabri Morina tregon për KosovaPress se Ahmet Hoxha kishte virtyte të larta.

“Mashkull i vyeshëm ka qenë, që në çdo punë e ki gjet[…]E kemi prit se nip e kemi, e kemi prit me u taku, por u takuam ndryshe”, thotë familjari. Ndërsa Elez Elezi nga Prizreni e kujton bashkëvendasin si një njeri të urtë e punëtor.

“Mirë e njoh, vendas jam. Ka qenë djalë i mirë, i sinqertë, punëtor. Të gjithë jemi demoralizu, jemi shumë të prekur, shumë të lënduar. Por, çka të bësh, fati e ka dashtë ashtu”, thotë ai. Ahmet Hoxha u varros të mërkurën në varrezat e fshatit Randobravë të Prizrenit./Botapress/

Tags: Ahmet Hoxhës

Të ngjashme

Lajme

Putin në takim me katër shtete, shikojeni distancën e tavolinës së tij

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Kosovë

Fjalimi i gjatë i Hysenit e zë në befasi Konjufcën: “Mund ta dorëzoni edhe me shkrim”

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Gol spektakolar në MLS, futbollisti parabolon portierin nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

‘Një mercenar në krye të ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit’

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Putin në takim me katër shtete, shikojeni distancën e tavolinës së tij
  • Fjalimi i gjatë i Hysenit e zë në befasi Konjufcën: “Mund ta dorëzoni edhe me shkrim”
  • Gol spektakolar në MLS, futbollisti parabolon portierin nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët
  • ‘Një mercenar në krye të ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit’
  • Huqja qesharake e Qeverisë Kurti në njoftimin e vendimit të djeshëm për targat

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.