Hodhi 100 lira turke në tualet, fenomenia e mediave sociale mund të dënohet me mbi shtatë vjet burg

Një aktakuzë është ngritur në Turqi kundër fenomenes së mediave sociale, Mika Can Raun, duke kërkuar një dënim penal me burg prej 7 vjet e 6 muaj me akuzën e “fyerjes publike të kujtimit të Ataturkut” dhe “fyerjes së shenjave të sovranitetit të shtetit” pasi ajo hodhi lira turke në tualet.

Në aktakuzë është shpjeguar se e dyshuara ka lënë kartëmonedhën prej 100 lirave turke në zonën përballë, pastaj ka treguar tualetin me duar dhe paratë i ka hedhur në tualet.

LEXO EDHE KETE

Banorëve të Tokios iu kërkohet të veshin rrollka që të kursehet rryma

Në videon që ka xhiruar këto momente, ajo thuhet se ka thënë “Për njerëzit që më thonë “Pse i hodhe 100 lira”, desha tu tregojë se njerëzit i hedhin në përrenj dhe shatërvanë në Evropë, asgjë nuk ndodh. Kanalizimet të vendit tonë ia fitova 100 lira, a është krim”.

Në mbrojtje të saj, ajo nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se pamjet që posedon ajo, kartëmonedhën nuk e ka hedhur në tualet dhe e ka lënë në dysheme, raporton t24.

Në aktakuzë thuhej se e dyshuara, e cila në të vërtetë quhet Mikail Can Kurnaz ka vepruar me qëllim që të ofendojë ekzistencën shpirtërore të Ataturkut dhe flamurin turk, simbol i sovranitetit të shtetit.

Nëse aktakuza pranohet nga gjykata, fenomenia do të paraqitet në gjykatë në ditët në vijim./Botapress.info/

 

ngjashme