• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hill për Kosovën dhe Serbinë: Rajoni ka shumë histori, ajo duhet respektuar por s’duhet mbetur peng të saj

nga Bota Press
18 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, në një intervistë për “Nedelnjik” është pyetur nëse ai sheh zgjidhje për krizën në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se beson që është e nevojshme të ketë një mirëkuptim që të gjithë popujt e Ballkanit do të jetojnë me njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë.

 

 

Kush është Kurt-i nga Zvicra që i mori afro 60 mijë franga nga Albin Kurti, pa procedurë prokurimi?

Hill thotë se kur jeton me dikë për një kohë të gjatë atëherë duhet të ndërmarrësh veprim që e ulin tensionin dhe lejojnë njerëzit që të bëjnë jetën e tyre.

Diplomati amerikan me përvojë të gjatë në rajon thotë se është i shqetësuar me tensionet, meqë, sipas tij, shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e nevojshme është që të ketë qetësi.

Hill thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka shumë histori dhe është e rëndësishme që ajo të respektohet por jo që dikush të mbetet peng i saj.

“Unë besoj se ne kemi nevojë për një mirëkuptim që të gjithë popujt e Ballkanit dhe Evropës do të jetojnë me njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë. Dhe kur jetoni me dikë, duhet të bëni marrëveshje që ulin tensionet dhe lejojnë njerëzit të vazhdojnë me jetët e tyre. Unë shqetësohem se për shkak të këtyre tensioneve, shumë njerëz nuk e kuptojnë se është e nevojshme të qetësohen. Ka shumë histori në këtë rajon. Është e rëndësishme ta respektosh atë, por nuk duhet të jesh i burgosuri i saj.” ka deklaruar Hill.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka njoftuar se përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vijnë të premten në Prishtinë, në një fazë që paraqet dinamikë të re të dialogut Kosovë – Serbi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë (Jens Plettnerin), të Francës (Emmanuel Bonnin) dhe të Italisë pritet të jenë në Kosovë të premten.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar vizitën e këtij delegacioni në Kosovë dhe Serbi.

“Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtetë emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte.

Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë Stano në konferencë për media.

Tags: Christopher HillKosoveSerbi

Të ngjashme

Botë

Rusia sulmon Kievin me raketa

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Bledi krahason Kurtin me Nitën, i quan të dy mosmirënjohës

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Rusia sulmon Kievin me raketa
  • Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun
  • Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri
  • Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore
  • Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.