• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kush është Kurt-i nga Zvicra që i mori afro 60 mijë franga nga Albin Kurti, pa procedurë prokurimi?

nga Bota Press
18 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të hënën për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Po atë ditë, ai së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj kanë qenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Organizim ky që ka kushtuar saktësisht 58 mijë e 341 franga.

Para këto që pa asnjë procedurë prokurimi i ka marrë Kurt Weber, kryetari i Bordit të SELISE (Secure Link Services AG).

Më këtë të fundit, majin e vitit të kaluar kur Kurti ishte në Zvicër, e kishte nënshkruar një “Letër qëllim, nëpërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Kosovës dhe SELISE, në formë të shkruar shprehin interesimin e përbashkët për të promovuar të bërit biznes në Kosovë”.

Kurt Weber dhe Albin Kurti gjatë takimit në Zvicër | Maj 2022

“Kryetari i Bordit të SELISE, Kurt Weber, ka nënshkruar një Letër qëllimi me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të shprehur interesin e përbashkët për promovimin e të bërit biznes në Kosovë dhe mbështetjen e Republika e Kosovës në kontekstin e transformimit digjital”, thuhej në njoftimin e tyre,.

Pesë muaj pas këtij takimi, në tetor të vitit 2022, Weber kishte ardhur në Kosovë, dhe ishte pritur nga Kurti në zyrën e tij në Prishtinë.

Në takim ishte biseduar për mundësinë e organizimit të një forumi ekonomik në Zvicër para Forumit Ekonomik Botëror, i cili tash po mbahet në Davos.

Po ashtu, ishte diskutuat edhe për ngritjen e kapaciteteve në Kosovë përmes Partneriteteve Publiko-Private dhe trajnimeve të vazhdueshme nga SELISE.

Kurt Weber dhe Albin Kurti gjatë takimit në Kosovë | Tetor 2022

“Selise” është kompani ndërkombëtare në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit me 500 punonjës në mbarë botën.

Kjo kompani vitin e kaluar filloi operimin në Kosovë dhe tani po planifikon të rrisë numrin e të punësuarve për vitet në vijim.

E pikërisht për këtë kompani, e cila nga Kurti i ka marrë 58 mijë e 341 franga pa asnjë procedurë prokurimi, ka reaguar Avdulla Hoti, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi”, ka shkruar Hoti.

Të fundi i është kundërpërgjigjur zëdhënësi i kryeministrit, Përparim Kryeziu.

“Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti? 1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë? 2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj? 3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend? 4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni? 5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët 6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit? 7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”, ka shkruar Kryeziu.

Tags: 60 mijë frangaAlbin Kurti

Të ngjashme

Aktuale

E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Rasti Dehari: Si dhe pse u kthyen në punë të shkarkuarit nga ministrja Albulena Haxhiu?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Tensionet në veri, “Vatra” i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.