Sa herë që kaloj pranë lapidari
Me besoni njerëz, bëhem që se shoh
Zemëra m’thyhet copash sikur qelibari
Mendja më errësohet, vetën nuk e njoh
Ndihem i shkatërruar, ndihem krejt i kot
Më humb arsyeja, më kaplon trishtimi
Asgjë prej gjëje s’me terhjek n’këtë botë
Prej se që kan ikur Besimi e Bekimi
As krejt çka ka toka, ajr, ujë e dhe’
As qielli i tërë me galaktika
Po ta kthehej koha n’Zot u bëj be’
N’vend tyre do futesha, unë n’ato prita
Por koha nuk kthehët e mbesin vetëm fjalë
Ato që kam thënë tash e sa vjet
Ai loti zemëres, që më rri i valë
Saherë brenda ditës këtë zemër ma vretë
Por kujt t’i qahem, kujt t’i përgjerohem
Jan do brirthyer që s’i prek dot gjë
Me fytyra të tyre natë e ditë takohem
T’asaj bote t’krimit që kush shenjë s’ia lë….
Nuk e lënë që të zbardhet asnjë e vërtetë
Kjo shoqëri e mykur, në t’krimit mjedis
Ulurojn si bishat, thumbojn sikur bletë
Që nga militanti gjer ma t’madhin pis….
Jan rreshtu n’parada tuj shtrëmberu t’vërtetën
Nëpër mediume, sherbime e shoqata
Kundër drejtësisë shkojn e i mbushin sheshet
Kurse për viktimat s’flasin m’sa fletë nata
Xhika



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën