Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka bërë me dije se i pari i qeverisë e ka injoruar në këtë proces opozitën.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Haziri ka thënë se opozita më shpesh është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë sesa me kryeministrin Kurti.
Gjakovari dyshohet se ngacmoi seksualisht tri të mitura, arrestohet
Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk i ka ndryshuar qëndrimet për dialog, por kryeministri Kurti.
“Në po e kuptojmë rolin dhe qëndrimin amerikan dhe na është thënë. Ne më shumë kemi pasur takime me emisarin amerikan [për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar] sesa me kryeministrin dhe më shumë kemi pasur takime me ambasadorin amerikan [në Kosovë, Jeff Hovenier] sesa me kryeministrin dhe presidenten bashkë. Por, kjo është gjendja, në të cilën LDK-ja e ka rishikuar dhe e ka riformuluar [qëndrimin]. Parimisht, ne nuk kemi ndryshuar raport dhe qëndrim. Ka ndryshuar qëndrimin kryeministri”, ka thënë Haziri.
Ai ka qartësuar qëndrimin e LDK-së, duke thënë kjo parti nuk do ta mbështes Qeverinë për Planin BE-së.
“Si mund të bëhet kjo, njëanshëm? Na tregoni… pra, opozita të reagojë njëanshëm dhe të mbështesë Qeverinë në çështjet, për të cilat nuk e dimë se çka kanë negociuar, çka ka premtuar dhe çka pret të realizohet në Ohër? Ne ende nuk jemi njoftuar. Ne e kemi detyruar kryeministrin që të vijë dhe të flasë [në Kuvendin e Kosovës] me mocion, që është masë urgjente. Por, nuk ka normalitet dhe përderisa nuk ka normalitet ky proces, ne nuk i besojmë dhe marrëveshja është në dëm të Kosovës. Kjo është… Pikë”, thekson Haziri.