Një person në Gjakovë është arrestuar nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj tri të miturave.
I dyshuari pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 08.03.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur ndaj tri femrave të mitura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.