Kreu aktual i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka hedhur kritika ndaj krerëve aktuale, respektivisht kryeministrit e Qeverisë, shkruan Gazeta Botapress.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri ka thënë se përveç rastit të Deharit, kërkon edhe zbardhjen e rastit të Agon Musliut.
“Kryeministri i Republikës, Qeveria dhe Kosova po e kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit. Ne i bashkangjitemi thirrjes dhe përveç zbardhjes së rastit për Astritin, kërkojmë që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë. /Botapress.info/