Aktualisht jemi në javën e fundit të fundvitit. Nuk dij pse ky vit më ktheu në epokën e ndritshme e të lavdishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Liderin Historik Dr. Ibrahim Rugovën. Mbase, ishte reforma e brendshme e strukturave të LDK-së dhe zgjedhja e Kryetarit, që ringjalli dhe intensifikoi aktivitetin e gjithëmbarshëm për Subjektin dhe Shtetin.
Barometri më i mirë është sondazhi i besueshmërisë që po i kthehet LDK-së, bazuar në sondazhet kombëtare e ndërkombëtare. Jemi dëshmitarë i (ri)zgjimit të popullatës dhe transformimit të intelektit nga „analfabet funkcional“ në bashkëveprimtarë real e me dinjitet.
Prandaj, kjo është një shkëndi që dita ditës po zgjërohet e po ndritë më shumë në horizontin e Dardanisë.
Ekuacioni politik se nuk fitoi LVV zgjedhjet e fundit por humbën partitë shtetëformuese, për shkaqe tani më të njohura, po reflektohet në hapësirat tona edhe sot, por në disfavor të partisë në pushtet. Shih për këtë, filluan „himnin“ e tyre krrokamat e mjegullës apo kukuvajkat e natës, veçanërisht kur shohin gjigantin politik të LDK-së sa është ngitur masovikisht. Fundja, LVV nuk ka fare „skelet“ politik po ka koncept politik, që të diturit e quajnë eufori populiste politike.
Sikur të ishte Subjekt Politik, do kishte një Platformë, Statut dhe Program. Programet që paraqiten gjatë fushatës dhe përpiqen të realizohen, edhe pse dihet mirëfilli se më shumë bëjnë zhurmë se sa punë. Në program kishte „Bashkimin Kombëtar“, sllogan që e solli në pushtet Kryeministrin aktual. Cicëronte në çdo mbledhje të Kuvendit për „SHIK-un“, por që iu shterrë zëri sa erdhën në pushtet. Ligjëronte kontinuelisht „hajnat në burg“, ndërkaq hajnat i favorizoi e sistemoi në pozita kyqe duke bërë pazare natën me Serbinë e ditën krrokasin me plot gojën patriotizëm. Nuk u ndal vetëm me kaq, por shkeli dhe vijën e „kuqe“ duke vjedhë dhe rezervat e Shtetit. Shih për këtë, nuk shkojnë në Komision Parlamenta për të ngritur një Komisin mbikqyrës.
Ndërkaq, nepotizmin e gjenë në çdo mekanizëm institucional publik, me përpjekje të të fus në grusht Shtetin e të ushtroj kontroll mbi të, mu si Luigji i IV „Shteti jam unë“! Gjithë këta parametra, i prekën thellë në sedër ata që ia kishin besuar votën kësaj Qeverie, anti Shtet. S’do mend se kultura e pluralizmit demokratik janë zgjedhjet e lira, është vota e popullit. Sa më shumë që ofrohen zgjedhjet Parlamentare apo sa më shumë që po i vie fundi kësaj Qeverie, aq më të zhumshëm bëhen. Gjasojnë tamam me „korin e bretkocave“, por harrojnë se krrokamat sikur as vajtimi i tyre nuk e ndalon ngritjen, avansimin dhe ardhjen në Qeveri të Kryeministrit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku. Kjo falë popullatës që proritet e kanë interesin e Shtetit jo të Liderit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ngritet mbi teori konspirative por mbi Doktrinën për Shtetin, LDK-ja nuk është kocept politik por Subjekt Shtetëformues, LDK-ja nuk është filozofi utopike por filozofi pragmatike. Prandaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës e favorizon masa e gjërë, e mbështetë populli, e përkrahë bota perëndimore, ndaj do të votohet masovikisht. Dhe e dini pse do të fitoj zgjedhjet e ardhshme LDK-ja, se është Akademi për Shtetin, e shteti është vetë dashuria, edukata, kultura e patriotizmi modern, që i gjeni në Platformën „Rrugën e re“, me LDK-në Rugoviane tradicionale e me Liderin e ri me vizion e përkushtmëri, z. Lumir Abdixhiku.
Parapërgatitjet për fushatë të re, kryeministri e ka filluar duke blerë votat, me mjetet e taksave të shtetit, herë n‘ emër të fëmijve, pensionerëve, nxënësve, etj., që nuk mund të ketë kuptim tjetër veç blerje votash. Vigjilenca dhe vëmendshmëria e popullit, shpresoj se është ngritur dukshëm, e kjo po e pengon Kryemashtrusin e shtetit. Ndaj, kërkon forma alternative që të bindë popullatën për (ri)votimin e koncepteve utopike, verbale e të rrejshme, si preferencë e mashktrimit të paskrupulltë. Mashtrimit që i doli boja tani më. „No coment“!
Krejt për fund, kryeministri përmend sulme të mundshme nga Serbia, përmend luftë me Serbinë, ngritë alarm për gatishmëri e vetë then qafën për Norvegji… Këtu më kujton thënjen e Fan Nolit të madh kur kthehet në Shqipëri me „fyellin e famshëm“ që citon: – „ Kur kryeministri i bie fyellit e Shqipëria digjet, vaj medet për vallen që lozet në vendin tonë…“!
Kam lexuar diku këtë thënje të urtë që më ka mbetë në kujtesë, se, „Deveja është një kalë, i projektuar nga një komitet“ !