Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria në largim nuk ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në sektorin publik e privat.
Ai ka thënë se pagat në Kosovë mbesin ndër më të ulëtat në rajon.
“Qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve. Qeveria në largim ka bërë të kundërtën. Sot, paga minimale është një formë asistence, paga mesatare mezi mbulon jetesën, dhe në të dy sektorët; publik e privat, pagat mbesin ndër më të ultat në rajon.
Në vend të dialogut me sindikatat, kemi monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë. Punëmarrësit publikë trajtohen pa dinjitet, ndërsa inflacioni rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarin.
Edhe më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë largime nga vendi, dhe gjithnjë e më pak shpresë.
Kjo është e vërteta e një qeverisje mashtruese! Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira!”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook



Të tjera
Aktuale
Bedri Hamza e shpall kandidaturën për kryetar të partisë: Koha për PDK të bashkuar
Ish-kreu i Komunës së Mitrovicës dhe
Aktuale
Rama i drejtohet me shkresë zyrtare Muratit për zhbllokimin e buxhetit për Prishtinën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i
Aktuale
Murati: Buxheti për RTK-në, Prishtinën e ai për vitin 2026 po mbahen të bllokuara nga opozita
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran