Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “do ta jepte një shenjë të mirë” sikur ta gjente një kandidat për kryetar të Kuvendit të cilin do të mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja, apo partia e tij.
Ai tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është një kandidat unifikues.
“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj, ndërsa komentoi letrën që Kurti ia dërgoi sot kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i kërkuar koalicion.
Haradinaj tha se kjo “është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë”.
“Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, tha Haradinaj.



Të tjera
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar
Aktuale
Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë
Një aksident i rëndë trafiku, i