Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson sot që të zgjidhet kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se shpreson që të ketë një kandidaturë të re nga LVV-ja.
“Po shpresojmë të kem një kandidat unifikues. Që të ndodhë Një propozim të ri. Shpresoj që ta votojmë sot kryetarin/kryetaren”, ka thënë Haradinaj, raporton Express.
Ai ka thënë se ka dëgjuar se ka përpjekje për të gjetur një kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit.
“Kam dëgju disa mundësi, ndoshta s’ka ardhë dita ende, por kam dëgju që do të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese”, ka thënë Haradinaj.



Të tjera
Lajme
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
Aktuale
Plani i KQZ-së: Deri më 26 qershor shpallja e rezultateve përfundimtare, deri më 6 korrik certifikimi
Nëse gjithçka shkon sipas planit të
Aktuale
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë
Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime