Sibel Halimi, zëdhënëse e politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë pasi që liria dhe siguria e Kosovës varen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe NATO.
Këto komente ajo i ka bërë pasi që ditëve të fundit, qeveria e udhëhequr nga Kurti është përballur me kritika të shumta nga ane perëndimorëve.
Postimi i plotë:
Ditët si kjo, 24 vjetori i çlirimit të Prishtinës, na sjellin në kujtesë të gjithë të rënët për liri e paqe.
Të jemi mirënjohës për miqtë tanë që besuam në jetësimin e ëndrrës sonë, pavarësinë.
Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO.
Asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit.
Urime Prishtinë! /Botapress.info/