Gruaja me fëmijë nxirret jashtë banesës – çfarë ndodhi mbrëmë? 

Mbrëmë në orët e vona qytetarja Kaltrina Leku është nxjerr nga banesa, për të cilën thotë se e ka blerë e paguar në kompaninë “Alb Petroll” në Prishtinë.

Në banesën që Leku thotë se e ka paguar tek kjo kompani, është vendosur dikush tjetër.Avokati i Kaltrina Lekut, Emin Zariqi për Gazetën ka njoftuar se këtë rast e ka paraqitur në Prokurorinë e Shtetit që nga viti 2021.

Siç njofton ai, derisa po presin që të ndërmerren veprime nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, mbrëmë ka pasur zhvillime më dramatike.

LEXO EDHE KETE

https://botapress.info/kerkohet-ekzekutimi-i-menjehershem-prej-200-eurove-per-punetoret-e-sektorit-privat/

Dikush i ka nxjerr rrobat e gjësendet tjera të Lekut nga banesa.

“Edhe pse gjatë ditës se djeshme kemi kërkuar sërish të hapet banesa, nuk na kanë lejuar”, tha tutje Zariqi.

Ai shtoi se më pas “na lajmëruan se i kanë larguar jashtë në ambient të hapur gjësendet e znj. Kaltrina Leku, erdhën një hetuese nga stacioni qendra dhe një polic tjetër”.

Idriz Ejupi, pronari i kompanisë “Alb Petrol”, ndërmarrje kjo që e ka ndërtuar objektin nga i cili është larguar Kaltrina Leka, thotë se nuk ka të bëjë me këtë çështje.

Ai e ka treguar versionin e tij.

“Fillimisht burri i Kaltrina Lekut, Albani – kishte ardhur te na, dhe kishte thënë se dëshiron me ble një banesë. Ai e pati rezervuar banesën, dhe tha se po na i le rreth 15 mijë euro kapar, derisa t’i bëjë edhe paratë tjera, në mënyrë që pagesën ta bëjë përmes bankës”.

“Pas një kohe më ka thirr Humolli në telefon, dhe më ka thënë se do ta blejë banesën e Albanit, burrit të Kaltërinës se ashtu është marrë vesh me të”, sqaron Ejupi për Gazetën Insajderi.

“Unë i kam thënë, Humoll edhe pse të kam shok, dhe të njoh moti, nuk mundem me ta shit banesën pa e marrë une lejen prej Albanit. Unë më pas e kam thirr Albanin në telefon, ai ka ardh te unë dhe më ka thënë se e kam lejen e tij, që me ja shit Humollit banesën”.

“Me lejen e burrit të Kaltrinës, une ia kam shit Humollit banesën, për këtë ekziston edhe kontrata në fjalë”, vazhdon tutje sqarimin Ejupit për Gazetën Insajderi.

Ai thotë se nuk e di nga kush Kaltrina Leku është larguar nga banesa, por deklarohet me siguri se nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje.

Pronari i “Alb Petroll” madje thotë, se sot pasi e ka vizituar vendin, ka zbuluar se gjërat e larguara nga banesa nuk janë fare të Kaltrina Lekut, por të krejt dikujt tjetër i cili po zhvendoshet nga benesa e tij.

Ejupi madje tregon se për këtë situatë, ai është thirrur mbrëmë nga Policia, dhe ka dhënë deklaratë para hetuesve, duke i treguar të gjitha ato që i ka deklaruar edhe më lartë.

Gazeta Insajderi i ka shkruar Policisë për këtë çështje, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

Derisa, avokati i Kaltrina Lekut, Emin Zariqi për Gazetën Insajderi pretendon se “dikush i ka nxjerr rrobat e gjësendet tjera të Lekut nga banesa.

“Edhe pse gjatë ditës se djeshme kemi kërkuar sërish të hapet banesa, nuk na kanë lejuar”, tha tutje Zariqi.

Ai shtoi se më pas “na lajmëruan se i kanë larguar jashtë në ambient të hapur gjësendet e znj. Kaltrina Leku, erdhën një hetuese nga stacioni qendra dhe një polic tjetër”.Ndryshe, avokati i Kaltrina Lekut, Emin Zariqi ka thënë se ka bërë një kallëzim penal kundër Elird Humolli (Agim), Ardit Sekiraqës dhe Besim Ahmetit, si të përfshirë në këtë rast.

Ai thotë se Prokuroria ende nuk ka marrë ndonjë masë konkrete për rastin, pos që e ka thirrur “nja dy herë Kaltrina Lekun për të dhënë deklaratë”.

Për rastin, përgjigje për Gazetën Insajderi nuk ka kthyer as Prokuroria.

Ai thotë se në lidhje me këtë banesë kanë bërë paraqitje edhe të rasteve të tjera në Polici dhe ka pasur edhe arrestime për vepra të tjera

“Gjithashtu, kemi paraqitur rast të ri me 24.08.2022 është arrestuar një person me emrin Besim Ahmeti nga Vushtrria për armëmbajtje pa leje dhe dy karikator fishek si dhe çelësi i banesës që e kishin thyer dhe persona të tjerë të rrezikshëm të njohur për organet e rendit. Elird Humolli dhe Ardit Sekiraqa edhe pse e kanë pas të ndaluar të hynin në banesën e njëjtë që ka qene e bllokuar me shirita nga policia e Kosovës, gjegjësisht hetuesi i rastit Naser Berisha, stacioni Qendra, kemi kërkuar disa here që të shkojmë në banesë mirëpo asnjëherë nuk na u është lejuar nga pjesëtaret e policisë”, tha avokati Zariqi.

Ndërkohë, ende nuk është sqaruar se si faturat e rrymës dhe gjithçka tjetër në atë objekt ky pretendohet se Kaltrina Leku e ka banesën, shkojnë në emër të saj./Botapress.info/

ngjashme