U raportua rasti i parë në botë që një grua u shërua nga HIV pas transplantimit të qelizave staminale, transmeton Gazeta Botapress.
Një paciente amerikane me leukemi është bërë gruaja e parë dhe personi i tretë deri më tani që është shëruar nga HIV, pasi mori një transplant të qelizave staminale nga një donator që ishte rezistent ndaj virusit që shkakton SIDA-n.
Që nga marrja e gjakut të kordonit për të trajtuar leukeminë e saj akute, një kancer që fillon në qelizat gjakformuese në palcën e eshtrave, gruaja ka qenë në remision dhe pa virus për 14 muaj, pa pasur nevojë për trajtime të fuqishme HIV të njohura si terapi antiretrovirale, raporton Reuters.
Dy rastet e mëparshme kanë ndodhur te meshkujt, një i bardhë dhe një latin, të cilët kishin marrë qeliza staminale të rritura, të cilat përdoren më shpesh në transplantet e palcës kockore. /Botapress.info/
A U.S. patient with leukemia has become the first woman and the third person to date to be cured of HIV after receiving a stem cell transplant from a donor who was naturally resistant to the virus that causes AIDS, researchers reported https://t.co/FBDeUWu1Ax pic.twitter.com/LrrObOPPEs
— Reuters (@Reuters) February 16, 2022
LEXO EDHE KETE
https://botapress.info/shokuese-ja-cfare-gjeti-policia-e-kosoves-ne-suhareke/