Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Gazetën Express se sot Policia rreth orës 09:00 ka pranuar informatat për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia” në Prishtinë.
Ai ka thënë se menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin dhe evakuuar qytetarët nga zona, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre./



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Në LDK, formalisht, nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për shkarkim!
Kryetari i LDK-së Lumir
Aktuale
LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”
Ka përfunduar mbledhja mbi
Lajme
Hamza lidhur me ftesën e Kurtit: S’është qëllimi i PDK’së të ketë pozita
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike