Roli i Mbretëreshës në jetën publike ishte që shpesh i duhej të mbante një qëndrim serioz. Por gjatë mbretërimit, Elizabeth II,ajo na tregoi edhe një anë saj të sensit të humorit.
Më poshtë, u hedhim një vështrim disa nga momentet e saj më epike.
Një festë jubilare çaji me Paddington Bear
Si pjesë e festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor, Mbretëresha u filmua duke pirë çaj me Paddington Bear në Pallat duke festuar 70 vjetorin e saj në fron.
Paddington i ofroi asaj një sanduiç marmelatë. “Unë e mbaj gjithmonë një për raste urgjente,” i tha ai, duke e nxjerrë një poshtë kapelës së tij të kuqe të famshme.
“Po edhe unë,” u përgjigj mbretëresha, duke hapur çantën e zezë me firmë dhe duke nxjerrë të sajën.
Takimi me James Bond
Si pjesë e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012, Mbretëresha bëri një hyrje ndryshe me ndihmën James Bond.
Si pjesë e një skene të krijuar nga regjisori Danny Boyle, Mbretëresha bëri një vizitë në Pallatin Buckingham. Më pas ajo u shfaq duke u hedhur me parashutë në stadiumin Olimpik për të përshëndetur turmat brohoritëse.
Lojërat ‘Invictus’
Në vitin 2016, Mbretëresha u shfaq në një tjetër videoklip viral, këtë herë me nipin e saj Princin Harry për të promovuar Lojërat Invictus.
Dyshja panë një video-mesazh nga ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë Barack dhe Michelle Obama, të cilët i dhanë Princit Harry një sfidë sportive.
Prerja e një torte me shpatë ceremonial
Mbretëresha preu shumë ëmbëlsira gjatë jetës së saj. Në një ngjarje bamirësie në Cornëall në 2021, ajo provoi u munduar të priste tortën me një thikë gjigante.
Por thikën ajo nuk e kapi mirë, veprim i cili bëri të qeshnin të gjithë ata që ishin mbrapa saj.
Fotoja pas dy lojtarëve hokej australianë
Në vitin 2014, dy lojtare hokej australianë mbetën të habitur kur Mbretëresha u shfaq duke buzëqeshur në sfondin e fotografisë së tyre në Lojërat e Commonëealth në Glasgoë.
Jayde Taylor (majtas) postoi imazhin e parë në Tëitter dhe tha: “Ahhh Mbretëresha e bombardoi selfie-n tonë!”, me tëeet-in që u bë menjëherë viral.
Duke qeshur me një tufë bletësh
Mbretëresha shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Duka i ndjerë i Edinburgut, në mijëra ngjarje zyrtare.
Por gjatë një rishikimi ushtarak në Kështjellën Ëindsor në vitin 2003, një tufë bletësh prishi ecurinë. Çifti mbretëror e mori me sportivitet./BBC, transmeton Botapress.info