Ka disa ditë që Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Ndonëse, Kompanie Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) paralajmëroi se këto reduktime do të zgjasin vetëm dy orë në ditë, qytetarët ankohen se nuk po respektohet ky orar.
Një banor i fshatit Lug i Baranit, në Pejë është ankuar se kanë mbetur pa rrymë që nga ora 90:00 e mëngjesit të sotëm.
Ai pretendon se çdo ditë ky fshat mbetet deri në 5 orë pa energji elektrike. Nga KEDS në vazhdimësi po arsyetohen se rikthimin e rrymës po e vonon mbingarkesa në sistem.
Andaj, kjo kompani po kërkon nga qytetarët që të largojnë nga priza të gjitha pajisjet elektronike, në momentin kur nuk ka furnizim me energji elektrike, në mënyrë që kur të rikthehet furnizimi të mos krijohet mbingarkesë.
“KEDS është duke bërë përpjekje maksimale në terren, mirëpo nevojitet bashkëpunimi i ngushtë i konsumatorëve përmes kursimit të energjisë, shfrytëzimit racional të saj dhe rikthimit gradual të pajisjeve shtëpiake në funksion pas rikthimit të energjisë, në mënyrë që të mundësohet funksionimi i mirëfilltë i sistemit elektro-energjetik.”/Botapress.info/