Gashit nuk i lejohet prezenca gjatë intervistimit të Abazit, akuzon prokurorin

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka qëndruar sot para Prokurorisë Speciale ku po intervistohet deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

Edhe pse kishte bërë kërkesë, Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë në intervistimin e Abazit.

“Nuk më lejuan të marrë pjesë në cilësinë e avokatit të familjes Dehari. Kam bërë kërkesë te prokurori që të më lejojë të hyjë në sallë. Në bindjen time është se prokurori Afrim Shefkiu nuk don që të jetë transparent dhe të dëgjojë se çfarë po thotë Haki Abazi”, ka thënë Gashi.

LEXO EDHE KETE

Kërkoi të intervistohen Kurti e Haxhiu – Abazi merret i pari në pyetje nga Prokuroria

Abazi po intervistohet nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.

Javën e kaluar ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe Albulena Haxhiun se i kanë parë video-incizimet dhe janë në dijeni se kush e ka kryer këtë vepër. /Botapress.info/

ngjashme