Kërkoi të intervistohen Kurti e Haxhiu – Abazi merret i pari në pyetje nga Prokuroria

Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.

LEXO EDHE KETE

Asamblistja e LVV-së në Podujevë “fiton” konkursin për t’u bërë sekretare, jashtëligjshëm ushtron të dy postet

Kujtojmë që javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami./Botapress.info./

 

ngjashme