Shkëlzen Gashi, analist dhe dikur këshilltar në Qeverinë Kurti 1, ka folur rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai ka qenë i vendosur dhe shumë i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk do të nënshkruajë këtë zbatimi ne marrëveshjes. Madje ai për pak sekonda, e ka përsëritur 8 herë me vendosmëri fjalinë “nuk e bon”.
Z. Gashi madje ka thënë se nënshkrimi i Asociacionit bazuar mbi marrëveshjet e viteve 2013 dhe të 2015, është “me i mëshu shkelëm karrierës së tij 25-vjeçare”
“Jo, nuk e bon. Po jo nuk e pranon, që ta po ua hjeku unë sonte qetu, jau kam hjek këtë gajle edhe ma përpara, nuk m’keni ngu me vëmendje, po ju lus mem ngu sonte. Nuk e bon, nuk e bon këtë marrëveshje. Nuk nënshkruan Asociacion bazë të qesaj 2013, 2015, dhe nuk e implementon. Nuk e bon, nuk e bon, nuk e bon. Kjo është, a e di qysh? Kjo është me i mëshu shkelëm krejt karrierës së vetë çerek-shekulli, 25 vjet. Nuk e bon.” – theksi ai në Pressing të T7.