Sulmuesi brazilian, Arthur Cabral e ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pas paraqitjes së tij të fundit në një konferencë për shtyp.
Videoja e sulmuesit të ri të Fiorentinës është bërë virale, teksa ka shkaktuar edhe polemika, shkaku i mënyrës së si ai e shikon zyrtaren e klubit, Rossella Petrillon.
29-vjeçari është kritikuar nga shumëkush për këtë sjellje të tij, teksa edhe tifozët e klubit italian janë të zemëruar me të.
Ish-sulmuesi i Baselit nuk ka reaguar ende rreth këtij rasti.