Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Mihallaq Kita është ndarë nga jeta.
Portieri për vite ia kushtoi jetën sportit, teksa në qytetin juglindor ka kontribuar qysh pas viteve 1950 e në vazhdim. Kita njihet për dashurinë për portën dhe gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan Skënderbeun për dekada në futboll.
Lajmi i trishtë jepet nga ish-kolegu në fushë dhe miku i tij, Zeni Çela. Ish-sulmuesi kujton kohët e arta të sportit në Korçë së bashku me Mihallaqin, teksa I kërkon klubit të Skënderbeut nderimin e figurës së Kitës.
Shkrimi i plotë:
“Sot, me hidhërim mësova se ndëroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita.
Ai nderoi Skenderbeun e Korces dhe Ekipin Kombetar Shqiptar ne vitet 1950 e ne vazhdim.
Per mua adoleshent, ne moshen 16 ,17 vjecar i pasionuar pas futbollit , trajneri Tato Bimbli dhe Spiro Koca me terhoqen ne skuadren e pare te Skenderbeut ku u njoha me Mihallaqin.
Me ka ngelur ne kujtese nje dite kur isha maturant ne Shkollen Pedagogjike Petro Nini Luarasi ne Korce ,vjen Mihallaqi ne shkolle, me nxjerr nga mesimi dhe me thote je zgjedhur me ekipin e pare. Me shoqeroi tek mjeku dhe ne laboratorin e analizave.
I emocionuar qe me zgjodhen te luaja futboll me skuadren e pare, krahas futbollisteve te shquar Mihallaq Kita ,Pilo Qirinxhi ,Petro Mile ,Kosta Koca ,Viktor Prodani,Rapo Sholla, Niko Andrea ,Trajan Veriga etj prita me padurim fillimim e Kampionatit ku ndeshja e pare Skenderbeut i ra me Dinamon e Shkodres…
Per mua ndeshja e pare do ngelet e paharuar sepse une adoleshenti 17 vjecar luajta me nr 7 ,su lmues i djathte realizova golin e barazimit dhe ndeshja perfundoi 2 :2. Mihallaqi pas ndeshjes me uroi, me falenderoi dhe e falenderova edhe une sepse pervjec trajnereve Mihallaqi me mesoi truket e realizimit te golit dhe penalltive.
Faleminderit shpirtit dhe zemres se madhe te mjeshtrit Mihallaq kita. U p rehte ne Paqe Njeriu me zemer te madhe ,i sa krifices dhe mesues i palodhur per futbollistet e rinj.
Tani mbusha 85 vjet, kam pervoje si lojtar dhe trajner nje jete te tere dhe mendoj dhe i sugjeroj klubit sportiv Skenderbeu dhe FSHF qe Mihallaqit ti akordohet titulli me i larte”, shkruan Zeni Çela.