Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ia ka dorëzuar mbrëmjen e të enjtes, urdhrin e Komandantit të Legjionit të Nderit, ish-ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
Njoftimin për këtë e ka bërë ambasada e Francës në “twitter”. “Ambasadorja e Francës Marie-Christine Butel i ka dorëzuar mbrëmë në Rezidencën e Francës në Prishtinë, urdhërin e Komandantit të Legjionit të Nderit, z. Qëndrim Gashi, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Francë”, thuhet në njoftim./Botapress.info/