Pesë raste të arrestimeve të zyrtarëve lokalë nga forcat ruse janë regjistruar në qytetin verior ukrainas të Çernihivit, raportoi agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.
Duke cituar ueb-faqen e Parlamentit ukrainas, kjo media tha se trupat ruse kanë arrestuar krerët e dy fshatrave dhe një këshilltar lokal, ndërkaq dy këshilltarë të tjerë lokalë janë rrëmbyer.
Ndërkaq, në lindje të Ukrainës, rusët kanë rrëmbyer kreun e një fshati në Harkiv, raportoi agjencia e lajmeve UNIAN./Botapress.info/