Botapress, 14 Qershor – Dukagjin Lipa, organizator i Festivalit Ndërkombëtar Sunny Hill përmes një letre publike u është drejtura krerëve të shteit me atë së cilës i ka bërë me dije procesin e aplikimit dhe arsyen e anulimit të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë dhe bartjen e këtij Festivali në Tiranë.
Në letrën e tij Lipa i është drejtuar së pari të Parës së shtetit, presidentes Vjosa Omsnai – Sadriu.
Dukagjin Lipa u drejtohet me letër publike krerëve të shtetit pas anulimit të Festivalit Sunny Hill
Në letrën e tij Dukagjin Lipa së pari i është drejtuar Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani – Sadriu:
Ja një pjesë e kësaj letre të Lipës për krerët e shtetit:
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
Të nderuar ministra Krasniqi dhe Çeku,
E nderuara ministre Gërvalla-Schëarz,
I nderuari Kryetar i Prishtinës, zt. Përparim Rama,
Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë.
Edhe pse jemi duke hyrë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare dhe finalizim të procesit për përcaktimin dhe dhënien e një hapësirë në shfrytëzim për masovizim të platformës së festivalit, për të krijuar një ekosistem të gjerë përfitues për interesat strategjike të shtetit tonë në mbarë botën, gjithë kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme për institucionet relevante për marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit Sunny Hill përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e një edicioni dinjitoz në Prishtinë.
Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë” ka shkruar ndër të tjerash Lipa.
Por duket se Presidentja Osmani është më shumë e preokupuar për luftimet në Ukrainë se sa për mbajtjen e këtij Festivali me renome ndërkombëtare që do ta bënte Prishtinën kryeqendër botërore të kulturës e të muzikës.
Fol Presidente!
Mos u merr me Ukrainën se ai është problem i madh për Ty. Me Ukraninë merret Rusia e Amerika!
Merru me Prishtinën!
Merru me Kosovën!