Çmimi i derivateve po pëson rritje të madhe brenda ditës në tregun kosovar.Një litër naftë sot pasdite ka çmimin 1.67 euro. Në mëngjes ishte 1.57 euro ndërsa brenda ditës është ngritur për 10 centë, shkruan Botapress.info
Qytetarët janë ankuar ndaj kësaj rritje enorme ndërsa kërkojnë nga Inspektorati i Treguar të dalin në terren dhe të shohin nëse po zbatohet vendimi i fundit i qeverisë ku nuk lejohet fitimi më shumë se 6%.
Sipas disa naftëtarëve, këtë javë nafta pritet të shtrenjtohet sërish, deri në 1.80 euro për litër.
Disa pompa madje kanë vendosur edhe limitet e tyre ku nuk mund të shërbehesh me shumë se 20 litra./Botapress.info/