Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka konfiskuar 118 telefona, ndërsa ka kontrolluar 31 mobi-shopa.
Sipas njoftimit të policisë, një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit, ndërkaq një tjetër është bllombuar.
Sipas indeksonline, mobi-shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.
Operacioni ka rezultuar si në vijim:
– (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.
– (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.
– (3) Tablet (IPod)
– (11) Airpods
– (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)
– (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
“Kontrabandimi i mallrave” dhe
“Shmangia nga tatimi”.