Edhe në Romë dhe pjesë të tjera të Italisë temperaturat do të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë.
Spanja po ashtu është goditur nga vala e të nxehtit. Dje termometri shënoi 44 gradë Celsius në jug të vendit.
Në Qipro temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë, ku një 90-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit ndërsa 3 të moshuar të tjerë janë shtruar në spital.
Një zonë pyjore në Athinë të Greqisë u përfshi nga flakët e zjarrit si pasojë e temperaturave të larta.
Përtej oqeanit, edhe SHBA-ja po përballet me temperatura ekstreme. Në Phoenix të Arizonës termometri shënoi mbi 43 gradë Celsius për 17 ditë rresht. Ndërsa në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë, u regjistrua temperatura 52 gradë.
Teksa Europa dhe Amerika po digjen nga i nxehti, vende të ndryshme të Azisë janë goditur nga stuhi të fuqishme. Tajfuni “Talim” ka goditur Kinën dhe i është drejtuar Vietnamit./Botapress.info/