Ermira Topalli e AK Ferizaj është fituese e garës së parë në auto sallallom, e cila u mbajt të dielën në Prizren në kuadër të Kampionatit
të Kosovës në automobilizëm.
Topalli deri te fitorja arriti me kohën 04:06.107 minuta (përfshirë të dyja vozitjet),
Topalli deri te fitorja arriti me kohën 04:06.107 minuta (përfshirë të dyja vozitjet),
ndërsa nuk pati asnjë penallti.
“Më vjen mirë që kampionatin e nisa me fitore. Gara ishte mjaft interesante,
“Më vjen mirë që kampionatin e nisa me fitore. Gara ishte mjaft interesante,
konkurrencë të fortë dhe na gëzon fakti që nuk pati probleme. Besoj që edhe
në garat e ardhshme të arrij rezultate të mira, ndërsa i inkurajoj femrat që në
numër sa më të madh të marrin pjesë në garat e automobilizmit”, ka thënë
Ermira pas fitores, e cila ishte e kampione në kampionatin e kaluar në këtë disiplinë.
Në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Arjeta Rysha po ashtu e
Në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Arjeta Rysha po ashtu e
AK Ferizajt, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me Mimoza Jetullahun e Eurogoma RT.
Në renditjen ekipore pozita e parë i takoi AK Ferizajt, para AMTKK, Eurogoma RT dhe Prizreni D&G.
Në renditjen ekipore pozita e parë i takoi AK Ferizajt, para AMTKK, Eurogoma RT dhe Prizreni D&G.