Sa ishin ne opozite, nuk kane zgjedhur mjete e fjalor ofendues kunder zyrtareve te pushtetit e veçanarisht kundër zyrtareve te LDK-se. Madje ish-kryetarin e LDK-se Isa Mustafen e kane quajtur “Putin” e “…argat te Serbise” shkruan Botapress.
Por, pak kush ka besuar se vetem pas dy vjetesh te ardhjes ne pushtet, Vetevendosje dhe drejtuesit e saj ne pushtet te ndryshojne krejtesisht e rrenjesisht strategjine dhe diskursin e tyre politik per gati 180 shkalle.
E aq me pak, mbase askush nuk ka mundur te besoj se Ministrja e Drejtesise e Qeveresie se Vetevndosjes, me nje background te madh patriotik, te emeroje ne poste te larta drejtuese nje ish-bashkepunetor te UDB-se.
Kjo u be e ditur dje permes nje postimi te gazetarit Vehbi Kajtazi.
Ne nje postim te tij ne Facebook, Kajtazi njoftoi se Ministrja Albulena Haxhiu ka emruar ne krye te Agjencise per Konfiskimin e Pasurise nje udheheqes te UDB-se.
Fjala eshte per Enver Krasniqin, nje ish- pjestar i UDB-se serbe i cili ne vitet 90-ta kishte arrestuar dhe maltertuar brutalisht ish-nenkryetarin e LDK-se e ish-kryetarin e Kuvendit, te ndjerin Kole Berisha.
Kete fakt e ka pohuar edhe Visar Berisha, djali i te ndjerit Kole Berisha.
“Të kërkoj falje babë, këta nuk e dijnë çka bajnë”,ka shkruar Visar Berisha bashkëngjitur postimit të gazetarit ku tregon se Krasniqi ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.
Pra “ERDHI DITA” qe ish-bashkepunetoret e UDB-se te behen pjese e Qeverisjes se Vetevendosjes!
Kete “marifet” nuk do ta kishte besuar para dy vjetesh as edhe nje skeptik ndaj VV-se!
Por nuk dihet si do ta “perbijne” kete skandal fanatiket e kesaj partie politike e cila deri dje shante, fyente e gjuante me gure e gazlotesjelles kedo qe i dilte perpara drejt marshit te saj ne krye te pushtetit!
Albinista, si po ju shkojne punet me ish-bashkepunetoret e UDB-se serbe? /Botapress/