Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.
Aksident në Rrugën e Arbrit, dyshohet për 3 viktima dhe 4 të plagosur
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur katër të tjerë.
Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi, vëllezër, nga Maqellara.
Gjithashtu bëhet me dije se ka humbur jetën në spital edhe shtetasja Lulzime Istrefi.
Njoftimi:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.