Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folur për shkarkimin e Nol Dedajt, nga pozita e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes ‘Trainkos’.
Rizvanolli ka thënë se Bordi i drejtorëve të ‘Trainkos’ është vonuar në kërkim të përgjegjësisë nga menaxhmenti për rënie të performancës dhe shkeljet e evidentuara në raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Qeveria ndan mbi 5.5 milionë euro për bizneset, ja kush përfiton
Ajo ka propozuar që të emërohet një bord i përkohshëm jo më gjatë se gjashtë muaj, me kryesues Riza Spanca, anëtarët Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri.
Kujtojmë që ditë më parë, Dedaj reagoi ashpër për shkarkimin e tij, duke e quajtur ministren Rizvanolli ‘klloshare’.