Kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama, në një aktivitet të sotshëm në Shqipëri është parë duke mbledhur bërllok, shkruan Gazeta Botapress.
Ajo që bie në sy është se Rama ishte duke mbledhur bërllogun pa dorza, dhe për këtë pikë ai kishte ironizuar pak për duart e tij të gjata.
“Kur i ke duart e mëdha e s’gjenden vërdallë dorezat e duhura, ke dy rrugë: O të lesh punën e të bësh sehir, o të bësh punën e të lash duart mire”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. /Botapress.info/