Në deklaratën e përbashkët të Bashkimi Europian (BE) me Kosovën, pas takimit në Këshillim të Stabilizim Asociimit, emri i Kosovës është shënuar me fusnotë, shkruan Gazeta Botapress.
Në Bruksel është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ndërsa në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e përfaqësonte shtetin e Kosovës me fusnotë, edhe pse fusnota vazhdimisht ishte kundërshtuar nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Përveç që Kurti nuk e përfaqësonte me emrin kushtetues Republika e Kosovës edhe BE në deklaratën e përbashkët për media pas takimit, e ka shkruar emrin Kosovë me fusnotë.
Këtu keni deklaratën e përbashkët të BE’së dhe Kosovës pas takimit, ku emri Kosovë shkruhet me fusnotë. Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme.
“Tradhti shtetërore” e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës./Botapress.info/