Lidhjet e Liburn Aliut me kolegjin privat UBT u bënë temë kyçe e ditës, pasi ministri njoftoi për një nënshkrim të një marrëveshjeje pikërisht me këtë kolegj, e ku u rastisë të jetë profesor. Kjo u cilësua si konflikt interesi. Por jo vetëm Liburni, të punësuar në UBT ka edhe emra të tjerë të lidhur me pushtetin, ndër ta Merita Barani, gruaja e ministrit Xhelal Sveçla…
Mjafton të bëhet një ‘search’ – kërkim në faqen ku figurojnë emrat e stafit të kolegjit UBT, e të kuptosh se kush e tek është në marrëdhënie pune me këtë institucion privat. Aty hasëm edhe në emrin e bashkëshortes së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. Merita Barani është me orar rregullt në UBT tash e disa vite.
Periskopi sot raportoi se si Liburn Aliu njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me kolegjin UBT, aty edhe ku merr një pagë të majme – më shumë se 1000 euro në muaj si profesor. Përveç ministër e profesor Aliut, në nënshkrimin e marrëveshjes shihet edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari – e cila po ashtu merr një pagë prej 800 euro si ligjëruese në këtë kolegj. Mirëpo, historia e favoreve që po ia bënë UBT’së, si person publik daton që nga koha kur ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës/Botapress.info/