Pas Thethit ka rënë bora e parë dhe në Kukës.Flokët e dëborës kanë zbardhur majën e malit të Gjallicës. Temperaturat janë ulur ndjeshëm në vendin tonë . Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës shkaktuan përmbytje, duke prekur kryesisht Shkodrën dhe Lezhën.
Shkodra qytet i fundosur nën ujë, përmbytjes nuk i shpëton as xhamia
Pritet që reshjet të bien edhe sot, por me një intensitet më të ulët se ditën e djeshme. /Botapress.info/