E frikshme: Shpërthen në flakë anija, humbin jetën 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku 3 persona kanë humbur jetën në Krotone.Mësohet se 3 persona kanë humbur jetën, teksa një është plagosur rëndë, pas një shpërthimi të fuqishëm në bordin e një anijeje të ankoruar në port. Po ashtu, edhe 4 persona të tjerë janë zhdukur.

Si viktimat, ashtu edhe personat e zhdukur ishin të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i shpërthimit, ndërsa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe policia./Botapress.info./

ngjashme