Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes në fshatin Radac-Pejё, ku një veturë ra në lumin Drini i Bardhë dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Në veturë ndodhej edhe një person, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Endrit Elezaj, 20-vjeçar.
Policia kishte deklaruar se vetura ishte me targa vendore dhe dy personat që ndodheshin në të u nxorën nga disa qytetarë, por fatkeqësisht njëri nuk arriti të mbijetojë.
Qoku i Kurtit del kundër protestës, e lavdëron shefin: Qeveria më demokratike në rajon
Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).
Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”